Epidemi salmonele nga uji i pijshëm, ISHP jep sqarime. Ja çfarë ka ndodhur

0
111

Insituti i Shnëdetit Publik ka reaguar pas publikimit në media se uji që shpërndahet me bote ka përmbajtje salmonele dhe se së fundmi janë shtuar rastet që janë shtruar të Infektiv të prekur nga ky bakter.

Instituti i Shëndetit Publik sqaron se, nga analizat e kryera deri tani ne mostrat e marra ne paciente me shqetesime dhe shenja te traktit tretes, nga të gjithë rastet e ekzaminuara, vetëm 5 raste kanë rezultuar me salmonelë, pra nuk rezulton evidencë për përhapje të këtij bakteri.

Sipas të dhënave të IShP, nga analizat e mostrave të marra, rezulton se situata e ndodhur lidhet me temperaturat e larta, situatë e zakonshme sezonale, e krahasueshme me vitet pararendëse. Shtrimet ne sherbimin infektiv janë shumë të ulëta në raport me numrin e rasteve të paraqitura dhe fluksi aktualisht në kete spital ka rënie të konsiderueshme.

Instituti i Shëndetit Publik do të vijojë monitorimin e situatës, duke ritheksuar se rastet e shfaqura janë normale për sezonin dhe temperaturat aktuale dhe rekomandon zbatimin rigoroz te higjienes personale dhe kerkimin e ndihmes mjekesore ne rast te shqetesime te kesaj natyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here