“3 dekada që ikim”/ Agim Xhafka: Deri sa të largohet i fundit që do ulë çelsin e të bëhet terr ai vend

0
146

Agim Xhafka përmes një statusi në rrjetet sociale ka publikuar një foto të anije “Vlora”, të gushtit të vitit 1991.

Xhafka bashkëngjitur fotos, ka shkruar se shqiptarët vijon të ikin.

Më tej, Xhafka shkruan dje iknim nga mortja, sot nga flama. “Dje mes rrezikut, stuhive, dallgëve, ndërsa sot me bileta në avione e tragete.”

Ikim e ikim. Dje nga mortja,sot nga flama. Dje mes rrezikut,stuhive,dallgëve. Sot me bileta në avionë e tragete. Nuk e kthejmë kokën pas se na shfaqen fytyrat e bijve të xhelatëve të djeshëm. Që qeshin,tallen e zgërdhihen me popullin më të vuajtur e më fatkeq të Evropës.
U bënë tre dekada që ikim e ikim. Deri sa të largohet dhe i fundit që do ulë çelsin e do bëhet terr ai vend plot diell,det,pyje e lumenj.
S’pushon hemoragjia,kombi po vdes…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here