“Kur të them se nuk do t’i them askujt, motra ime nuk llogaritet!”/ 10 Thëniet më të Bukura për Motrat

0
163

Pa të, jeta nuk do të ishte e njëjtë. E çmendur, e bukur, e dhembshur, e dashur.

Motra është shoqja jote më e mirë. Kur thua shoqja më e mirë, nuk do të thotë një nga shoqet më të mira që ke, por ajo më e ngushta, numri një, ajo tek e cila drejtohesh menjëherë kur je e mërzitur, kur bën plane apo kur thjesht do të telefonosh dikë e të flasësh për gjërat e tua të kota.

Me pak fjalë, ajo është unikja!

Motrat kur janë të vogla, me xhelozinë e padjallëzuar që kanë përfundojnë duke u grindur për çdo gjë por në fund gjithmonë e mbrojnë dhe janë aty për njëra-tjetrën pasi janë një familje.

Kur ato rriten, lidhja mes tyre thjesht bëhet më e fortë. Mund të jenë me vite larg njëra-tjetrës dhe mund të kenë karakteristika të ndryshme nga njëra-tjetra por kjo nuk i pengon që sapo të bëhen bashkë, çdo pengesë të shkrihet dhe të transmetojnë vetëm dashuri.

Të kesh motër është diçka speciale, sa më shumë motra aq më mirë. Ato janë vetëm dhuratë e Zotit.

Ke dikë me të cilën të ndash sekretet, e cila nuk do të shkojë t’i nxjerrë sapo të mërzitet me ty dhe mbi të gjitha motra të njeh më mirë se kushdo dhe do të të bëjë të ndihesh mirë akoma pa e kuptuar ti se je e mërzitur.

Për të gjithë ju që keni motra që ju çmendin, ju bëjnë të qani e të qeshni e mbi të gjitha motra që i doni fort, mos ia kurseni 10 shprehjet më të bukura për motrat:

“Askush nuk do të mund të argëtohet siç bëjmë ne, sepse ne e dimë çfarë është dashuria e vërtetë!”

“Nuk ka asnjëherë shoqe më të mirë se sa motra. Ashtu siç nuk ka motër më të mirë në botë sa ti.”

“Po, ne jemi të vetëdijshme se sa të padurueshme bëhemi kur jemi së bashku. Epo, joo, nuk na bëhet vonë për këtë.”

“Buzëqeshje, sekrete, nganjëherë edhe lotë, por jemi motra dhe mike për kokë.”

“Shtigjet tona mund të ndryshojnë ndërsa jeta shkon e na përplas nëpër cepa e shtigje, por lidhja jonë si motra do të mbetet gjithmonë aty, e fortë dhe e palëkundur.”

“Puna ime e parë? Jam Motër, e kam marrë shumë seriozisht.”

“Pakëz kohë me motrën, të bën gjithnjë mirë për shpirtin.”

“Një motër besnike, vlen sa një mijë miq.”

“Ti qesh, unë qesh. Ti qan, unë qaj. Ti hidhesh nga një shkëmb i lartë, unë bërtas: Bëje një rrotullim për mua!”

“Dije mirë, kur të them se nuk do t’i them askujt, motra ime nuk llogaritet.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here