Nesër nis shkolla: Ja përse prindërit shoferë duhet të bëjnë kujdes!

0
86

Ditën e hënë, pra më 16 shtator do të nisë viti i ri shkollor.

24 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, ndërkohë që 272 mijë janë në sistemin 9-vjeçar dhe 90 mijë nxënës në gjimnaz.

Në total nesër do u drejtohen shkollave 386 mijë nxënës. Nga klasa e parë deri në të pestën librat u shpërndanë falas këtë vit shkollor.

Policia ka marrë masat në nisje të vitit të ri shkollor. Furgonët të cilët transportojë fëmijë dhe nxënës shkolle do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë për përdorimin e rripave të sigurimit.

Prindërit shoferë gjithashtu janë paralajmëruar të bëjnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për hir të sigurisë së të vegjëlve të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here