“As Rama dhe askush s’e di çfarë kam bërë unë”! Mark Babani i revoltuar: Padi ndaj Bardhit, s’ka shans…

0
199

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, ka reaguar për herë të parë pas akuzave të Partisë Demokratike se ka qenë dënuar në Itali për vjedhje makinash dhe se ka ndryshuar emrin. Në një dalje publike, kryebashkiaku i Vaut të Dejës hodhi poshtë këto akuza, ndërsa theksoi se nuk e ka ndryshuar kurrë emrin.

Duke paralajmëruar padi penale për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, Babani tha se askush nuk ka shans ta bëjë atë me emër tjetër, ndërsa shtoi se lekët që do fitojë nga gjyqi do t’i çojë për rregullimin e shkollës së djegur nga opozita para 30 qershorit.

“As Rama dhe askush nuk e di çfarë kam bërë unë gjithë jetën time. Unë do të denoncoj Gazmend Bardhin për shpifje. Gjyqi do të jetë personal, do t’i fitoj lekët dhe do t’i çoj për shkollën që u dogj. Do t’i shkoj deri në fund situatës, është një turbullirë.

Për Mark Babanin nuk ka asnjë dokument. Nuk mund të ma bëjnë mua emrin Saimir, nuk kanë shans të më bëjnë mua emër tjetër. Unë nuk kam ndryshuar asnjëherë emër. Mbiemrin e kam ndryshuar dhe e kam vetëdeklaruar. Mua nuk ma prishin imazhin, sepse njerëzit që më njohin, e dinë. Ky është turpi i tyre, unë do bëj denoncim penal”, tha Babani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here