Sot do të nis rrugëtimi për vitin e ri shkollor. Janë 272 mijë nxënës së në sistemin në 9-vjeçar dhe 90 mijë gjimnazistë që nga sot do të ulen në bankat e shkollës.

Por një emocion më i madh do të jetë për rreth 24 mijë nxënës të cilët sot për hërë të parë do të ulen në bankat e shkollës.

Kjo është shifra që konfirmohet nga ministria e Arsimit për numrin e nxënësve që do nisin klasën e parë. Në total ditën e sotme do u drejtohen shkollave 386 mijë nxënës.

Me një vendim të qeverisë nga klasa e parë deri në të pestën nxënësit nuk do të blejnë librat, por ata do ti marrin në përdorim dhe do t’i rikthejnë në fundin e vitit. Një risi është për klasat e para, pasi nxënësit më të rinj të shkollave librat do i kenë falas.

Kostot për çdo familje për të dërguar një fëmijë në shkollë janë shtuar, pasi për ata që do u duhet që të blejnë librat duhet të paguajnë deri në 10 mijë lekë të rinj.

Ndërkohë që edhe policia ka marrë masat në nisje të vitit të ri shkollor. Pak ditë më parë Policia e Shtetit publikoi masat, ku binte në sy kontrolli që do u bëhej furgonave që transportojnë nxënës.

(A.B. Dosja.al)