Stop-kamera e fshehtë/ Mardhënie dhe dhurata për provimet e universitetit

0
130

Emisioni “Stop” sjell sonte një tjetër skandal përmes kameras së fshehtë.

Burime nga stafi i ngushtë i programit të mirënjohur, bëjnë me dije, se auditoret e Universitetit dhe mënyra sesi merren provimet në to, do të jenë në qendër të skandalit.

“Stop” ka dokumentuar me zë dhe figurë, se si pedagogu i kërkon një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve. Jo vetëm lëndën e tij, por nëse vajza është e gatshme, për atë që i kërkon profesori, ai do t’ia zgjidhë të gjitha provimet, duke korruptuar edhe kolegët me njohje e dhurata.

Për cilin universitet dhe pedagog bëhet fjalë, është e pamundur të mësohet nga drejtuesit e programit. Gjithçka do të zbardhet sonte në mbrëmje në ekranin e TV Klan, në orën 20.10. /Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here