U filmua duke i kërkuar mardhënie studentes, arrestohet pedagogu në Elbasan

0
207

Është vënë në pranga pedagogu i Universitetit të Elbasanit, i cili u denoncua mbrëmjen e sotme nga emisioni ‘Stop’.

Pas daljes së videos, policia mësohet se e ka vënë në pranga pedagogun, Denis Himcci.

Emisioni investigativ Stop publikoi në puntatën e sotme rastin e Pedagogut Himci, i cili i kërkonte favores seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse.

Faxweb.al mëson se Denis Himci është vëllai i sekretarit të Partisë Demokratike në Elbasan, Bledi Himci.

Në videon e publikuar nga “Stop”, pedagogu Denis Himci shfaqet me një makinë luksoze tip Audi, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu.

“Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”, dëgjohet të thotë pedagogu në video.

(K.H/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here