Elvis Naçi jep lajmin e madh, mblidhen në kohë rekord lekët për shërimin e të riut

0
191

Imami i njohur, Elvis Naçi, ka dhënë mbrëmjen e sotme një lajm të gëzueshëm për të gjithë, teksa është hedhur hapi i parë për të shpëtuar një tjetër jetë njerëzore.

Imami njofton se janë mbledhur lekët për shërimin e të riut shqiptar nga Kosova, Egzon Kryeziu, i cili kishte pësuar lëndime të rënda në trup, në një aksident rrugor të ndodhur në dhjetor të 2018-ës.

“Lajm i Madh dhe i Gëzueshëm! Sot pata babain e Egzonit, mes loteve dhe emocioneve i dhashe lajmin se Shqiptaret kane siguruar shumen prej 30 mije Euro per sherimin e Egzonit.

Lusim Zotin t’i shperbleje bamiresit dhe Egzoni te sherohet sa me pare. Faleminderit te gjitheve, emisionit Stop, portaleve, te gjithe Shqiptareve qe e shperndane lajmin dhe qendruan prane me lutje per Egzonin.

Zoti ju begatofte!”, shkruan Elvis Naçi, ndërsa ndan dhe foto me babain e Egzonit, pasi i ka dhënë lajmin se janë mbledhur lekët, që i duheshin të riut për kurim në Turqi.

Pak ditë më parë, imami i njohur e bëri të ditur lajmin, ndërsa shuma prej 30 mijë eurosh është mbledhur në kohë rekord nga fondacioni “Firdeus”. Një falenderim i madh nga Elvisi shkon për gjithë bamirësit dhe të gjithë shqiptarët që u sensibilizuan për rastin.

(BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here