Moderatorja e “InTv” tregon për mbylljen e televizionit! Zbulon çfarë ndodhi brenda tij

0
120

Ditën e sotme kudo në media u përhap me shpejtësi lajmi i mbylljes së televizionit “InTV”.
Burime për “Blitz.al” tregonin se televizioni nuk do të nisë sezon të ri dhe i gjithë stafi është shpërndarë.

Mbyllja e tij erdhi pas tërheqjes së pronarit të ri.

Lidhur me këtë lajm ka folur edhe moderatorja e një prej emisioneve, Sara Gjordeni, e cila ka konfirmuar lajmin dhe ka thënë se kjo gjë dihej me kohë.

“Përsa i përket mbylljes së IN TV nuk ka ndonjë deklaratë të madhe. Ne këtë e dinim që vitin që kaloi, madje me disa detaje aty- këtu, disa mangësi.

Por që gjithsesi na u premtua që nuk do ndodhte asgjë dhe vazhduam me projektet tona.

Unë këtë sezon në fakt hoqa dorë nga “Trokit” sepse dua të vazhdoj dhe masterin dhe emisioni më merrte shumë kohë.

Duke qenë se nuk jam e çmendur dhe e apasionuar pas televizionit, nuk ja vlente më shumë se shkolla.

Këtë sezon të ri do të vija me një projekt personal, që kishte të bënte me modën dhe me të ftuarit VIP.

Madje dhe promoja u bë gati, një promo shumë e bukur me shumë mundim,” ka treguar Sara për “Blitz.al.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here