Lëkundjet e shkaktuara nga tërmeti/ “Çmenden” peshqit, pamje të pazakonta filmohen në Manëz

0
363

Dy lëkundje të fuqishme kanë tronditur vendin pasditen e sotme.

Lëkundja e parë dhe më e fuqishme ishte 5.6 ballë e shkallës Rihter, ndërkohë shkundja e dytë ishte 5.3 ballë e shkallës Rihter.

Këto dy goditje janë pasuar nga lëkundje të tjera me intensitet më të ulët.

Dridhjet e tokës kanë shkaktuar panik tek qytetarët që ndodheshin brenda në shtëpi, punë, ambiente lokalesh, etj.

Gjithsesi lëkundjet nuk janë ndjerë vetëm nga njerëzit reagime të ndryshme kanë bërë edhe kafshët për të cilat thuhet që i ndjejnë më shumë.

Një video e çuditshme vjen nga peshqit në Manëz.

Nga pamjet e filmuara nga një qytetar duken peshqit teksa sillen në një formë aspak të pazakontë pas tërmetit.

Qytetari që ka dërguar videon thotë:

Reagimi i peshqve në Manëz menjëherë pas tërmetit.”

Nëse sjellja e pazakontë e peshqve në video ka lidhe me tërmetin apo jo nuk e dimë.

Sipas ekspertëve peshqit mund t’i ndjejnë tërmetet, madje sa më të mëdhenj të jenë aq më e lartë është ndjeshmëria e tyre ndaj valëve sizmike.

http://www.goproshkodra.com/wp-content/uploads/2019/09/video_0-6.mov

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here