Ishte duke dhënë lajmet, spikerja shqiptare ‘tmerrohet’ nga tërmeti (VIDEO)

0
172

Ditën e sotme i gjithë vendi është pushtuar nga paniku.
Tërmete të fuqishëm dhe të vazhdueshëm kanë pushtuar Shqipërinë dhe frika nuk është larguar ende.

Nga mëngjesi deri tani raportohen 11 lëkundje, por më e fuqishme ishte ajo e orës 16:04.

Tërmeti 5.8 ballë solli me dhjetra të lëndur dhe disa banesa të shkatërruara.

Të gjithëve na gjeti të papërgatitur dhe puna më e vështirë ka qenë e gazetarëve.

Gjatë lëkundjeve të tërmetit, gazetarja e Ora News, Besmira Pelushaj, ka kaluar momente frike gjatë transmetimit live të edicionit të lajmeve.

Gjatë lëkundjeve të tërmetit, gazetarja ka kaluar momente frike, edhe pse nuk e ka lënë raportimin për publikun edhe ndërsa ndien lëkundje të forta në studion e saj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here