Ministria e Mbrojtjes sqaron: Lajmi për tërmet të fuqishëm në 23:30 i pavërtetë! ‘Fajtorët’ do mbajnë përgjegjësi penale

0
218

Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar qytetarët se asnjë tërmet nuk mund të parashikohet, çka do të thotë se lajmet që po qarkullojnë në disa media dhe rrjete sociale për një tërmet të fuqishëm në orën 23:30 janë krejtësisht të pavërteta.

Ato kanë deklaruar se fajtorët e këtij ‘Fake News’ do të mbajnë përgjegjësi penale.

“Prej disa minutash qarkullon në disa portale dhe rrjete sociale një lajm i rreme mbi parashikimin e një tërmeti me përmasa, në orën 23.30.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetareve, të mos bien pre e njoftimeve të tilla keqdashëse dhe përhapës paniku pasi nuk ka asnjë parashikim të tille shkencor nga asnjë institucion shkencor.

Të gjithë ata që kanë përhapur këtë lajm do të mbajnë përgjegjësi penale”, njofton ministria e Mbrojtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here