“Nuk ka gjë më të ndyrë!” Florian Binaj shpërthen për lajmin fals të tërmetit

0
117

Aktori i njohur Florian Binaj ka reaguar ashpër ndaj lajmit që ngriti në këmbë gjithë Tiranën për tërmetin 6 ballë.

Në lajmin e publikuar mbrëmjen e djeshme, citohej sizmologu i njohur grek, Akis Tselentis dhe shkruhej se një tërmet 6 ballë do të binte në Shqipëri në orën 23:30.

Lajmi u përgënjeshtrua menjëherë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa dy gazetarët u shoqëruan në polici

E gjithë situata shqetësoi mijëra qytetarë, mes të cilëve edhe aktorin Florian Binaj i cili përmes disa reagimeve në Instastory, shprehej se nuk ka gjë më të ndyrë se pafytyrësia.

“Nuk ka gjë më të ndyrë se pafytyrësia, janë ata tipat që na parashikokan tërmetin e ardhshëm.

Pse nuk dolën këta të na thonin për të parin! Tu vijë turp që kënaqen me frikën e njerëzve”, shkruan ndër të tjera Flori.

Ai më pas ironizon lajmin me orën e tërmetit, duke thënë se është shtyrë për shkak të trafikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here