Paniku për tërmetin/ Pse qeveria mbylli sytë për Top Channel? Televizioni kombëtar pastroi lajmet me ‘’shpejtësinë e erës”

0
136

Dy gazetarë të mediave online u shoqëruan dje nga policia.

Me pretendimin e përhapjes së lajmeve të rreme që ndjellin panik tek qytetarët, duke përbërë rastin e parë të këtyre viteve të fundit, ku policia bastis redaksitë e mediave.

Lajmi që u shpërnda në media, dhe më pas masivisht në rrjetet sociale njoftonte për një tërmet që pritet të binte rreth orës 23:30.

Shumë qytetarë të braktisnin banesat e tyre dhe të dilnin në rrugë, veçanërisht pas lëkundjeve të forta që u ndjenë rreth orës 22;08 minuta.

Mediat në të cilat u publikua lajmi e fshinë këtë informacion, po ndërkohë screenshotet ishin përhapur masivisht në rrjet, dhe kishin mbërritur te kreu i qeverisë, që e përdori këtë rast për të rikthyer luftën e kahershme me lajmin e rremë, dhe ligjin e famshëm antishpifje.

‘’KY ESHTE NJE FAKENEËS KRIMINAL PER TE PERHAPUR PANIK DHE ÇDO IDIOT QE SHKRUAN PER PARASHIKIME TERMETESH THJESHT DUHET NEVERITUR”,

shkruante RAMA në Facebook, postim i cili u pasua me një deklaratë nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila tha se kushdo që përhap panik do të dalë përgjegjës përpara ligjit.

Postimi i Rames

“Prej disa minutash qarkullon ne disa portale dhe rrjete sociale nje lajm i rreme mbi parashikimin e nje termeti me permasa, ne oren 23.30.

I bejme thirrje te gjithe qytetareve, te mos bien pre e njoftimeve te tilla keqedashese dhe perhapese paniku pasi nuk ka asnje parashikim te tille shkencor nga asnje institucion shkencor.”, thuhej në deklaratën e MM, por që nuk shërbeu aspak për qetësimin e qytetarëve, të cilët qëndruan jashtë banesave të tyre të paktën deri në orët e para të mëngjesit.

Por për tu rithyer te procedimi i gazetarëve dhe te burimi fillestar i lajmit të përhapur…

Të dyja shkrimet për të cilat pati reagim qeveritar dhe procedim të gazetarëve i referoheshin shkrimit të televizionit kombëtar Top Channel dhe intervistës së gazetarit Aleksandër Marku me sizmiologun grek Akis Tselenis.

Ky i fundit kishte shkuar deri aty sa të parashikonte se rreth mesnatës Shqipëria fqinje do të tronditej nga një tërmet shkatërrimtar, lajm i cili zinte një vend qendron në median Top Channel, por që duket se nuk ‘’është parë’’ nga rojet e mediave pranë qeverisë.

Të dy gazetarët e Syri.net dhe Shekulli online kishin cituar Top Channel, pavarësisht se titulli ishte një qendrim i tyre redaksional, mirëpo brenda minutash lajmi në Top Channel nuk gjendej më.

Madje një prej gazetarëve që u shoqërua në polici pretendon se policia ka rënë pre e një fotomontazhi, dhe se lajmi i saj nuk kishte folur për një orar të rënies së tërmetit, apo nxitje që njerëzit të dilnin nga banesat e tyre.

Lajmi në Top Channel që i referohej intervistës me Tselenis kishte vijuar më tej me parashikimin se Shqipëria do të prekej dhe nga përmbytje të frikshme, një tjetër link lajmi që po të klikohet del “error 404”, njësoj si parashikimet për lëkundje rreth mesnatës.

Veprimi me dy standarde për mediat ka qenë një shqetësim dhe për organizatat ndërkombëtare për lirinë e tyre, duke treguar edhe njëhere tjetër se qeveria ende trajton në mënyrë preferenciale një pjesë të tyre, që të paktën në këtë rast do të duhet të ishin burimi fillestar i përhapjes së panikut.

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here