Tërmeti/ Çim Peka reagon pas lajmit që dyndi Tiranën në shesh: Gabim i gazetarit, por kam një premtim për Edi Ramën

0
167

Botuesi i Syri.net, Çim Peka ka reaguar pas shoqërimit të gazetarit të portalit, lidhur me një lajm që paralajmëronte një tërmet të fuqishëm mbrëmë në darkë.

Një zhurmë që krijoi shumë panik te banorët e Tiranës dhe Durrësit, duke u dyndur të gjithë në rrugë.

Si për koincidencë, pak minuta më parë ra një tërmet me magnitudë 4, ndërsa ministria e arsimit njoftoi mbylljen e shkollave papritur në darkë vonë.

Pas lajmit, reagimet qenë të shumta, përfshirë edhe kryeministrin Rama dhe disa ministra të tij se informacioni nuk është i vërtetë.

Ndërsa sot Peka reagon duke pranuar një gabim profesional të gazetarit përgjegjës që ngriti alarmin, ndonëse iu referua një televizioni tjetër.

Po ashtu, Peka akuzon kryeministrin Rama se urdhëroi t’i bastisë redaksinë e portalit që ai drejton dhe rendit pse vetëm ai nuk mund të flasë për besueshmëri ndaj publikut.

Reagimi i plotë:

Dy fjale budallait te Surrelit, gruas ministre te trafikantit te dorehequr dhe cubit minister qe i merrej goja live nga nje mini termet!!!

Mbreme nga Stambolli me shume gjase nen shoqerine e nje qytetari amerikan.

Njeriut qe i dergove Ina Ramen ne Rinas per ta arrestuar vite me pare pse i kishte dhene nje interviste Fevzos, i cili po te siguron nje shterngim duarsh ne NY me 1.2 miliard ne mes per te cilat me vone flasim bashke, paske dhene urdher te bastiset ëebi im, shtepia ime e besueshmeria e ëebit qe drejtoj une.

Sqarimin e te vertetes se lajmit e ke ne linkun me poshte. Per ty dy fjale:

Ti me flet per besueshmeri, ti budallai i Surrelit qe dergon plaken te zbukurohet me 100 euro ne parukeri e me pas e detyron te marre sherbimin urban per ne shtepi qe te duket si pensioniste ne hall?

Ti me flet per besueshmeri qe poston mesazhe per qetesi dhe vete ja mbath per ne NY?

Ti me flet per perhapje paniku? Ti qe permbyte Tiranen per eksperiment duke hapur digen e liqenit e ja mbathe per ne Kine?

Ti kercenon gazetaret e mi me burg nepermjet nje gruaje ministre qe burri i dha doreheqjen si trafikant?

Ti me kercenon me Lleshin qe i dridhej goja live per nje mini termet dhe ju kerkon qytetareve te rrine ne shtepite e plasaritura?

Ti vertet mendove mbreme se ja hodhe duke sajuar nje fake per nje lajm te sponsorizuar nga Blushi ne dreke, nga gazeta Shekulli me pas e nga shumica e portaleve ne darke ku ne kete gabim profesional ra dhe nje gazetar i imi.

Por sot e verteta eshte e qarte fale edhe celularit te redaksise qe eshte ne doren tende dhe ketij cubit te rendit, por nje gje.

Nje gje ta premtoj ty dhe publikut. Ti do e kesh Syrin perballe dhe da ta kesh shume te veshtire, por shume ama.

Publikut qe sipas teje e paskemi me miliona e qe i binden Syrit e jo zotit per te dal ne rruge i premtoj qe:

Do mundohemi te jemi maksimalisht korrekt ne raportime me ju, sic kemi qene deri sot por duke pranuar edhe gabimet.

Politiko.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here