Tërmeti/ Ermal Meta reagon ndaj medias italiane, pas komentit fyes për shqiptarët (FOTO)

0
158

Këngëtari me origjinë shqiptare, fitues i San Remos dy edicione më parë, tregoi edhe një herë se mbetet një nga ambasadorët më të mirë për shqiptarët, sidomos për ata që jetojnë në Itali.

Ermal Meta ka reaguar pas një publikimi fyes që media italiane on-line, “Rolling Stone Italia” publikoi për tërmetet në Shqipëri.

“Tërmeti mbërrin në Itali nga Shqipëria. A është kjo çfarë ndodh kur kufijtë janë të hapur?

Kryesisht të keq-ushqyerit bëjnë të dridhen shtëpitë në gjysmën e Puglias!”,- shkroi “Rolling Stone Italia”, në koment.

“Nga këto anë i quajmë humbësa”, reagoi në komentin e tij Ermal Meta kundër medias italiane.

Por Komenti u fshi pas disa minutash nga faqja e medias italiane, megjithatë, Ermal Meta ka reaguar kundër.

360grade.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here