“Ore kujt ja shkel syrin ti”, Gent Zenelaj i kthehet ‘keq’ Valer Kolnikajt: Na fut në sherr

0
148

Mbrëmjen e djeshme në Klan Tv startoi spektakli “Dance Ëith Me”, në të cilin merrnin pjesë personazhe të njohur të shoëbiz-it shqiptar.

Tashmë me një juri të ndryshuar, e vetmja që kishte qëndruar ishte Valbona Selimllari.

Dy anëtarët e rinj ishin mjaft të njohur për publikun, aktori i humorit Gent Zenelaj dhe balerina, Enada Hoxha.

Por, gjatë kërcimit të Valer Kolnikajt, një prej garuesve në këtë kompeticion, nuk munguan as ‘flirtet’. Një e shkelur syri Gent Zenelajt që ka sjellë dhe batutat në emision.

“Ore kujt ja shkel syrin ti?”- ju kthye Gent Zenelaj ish-banorit të Big Brother duke shtuar: “Se na fut në sherr”.

Ndërkohë me të qeshura Valeri ka shpjeguar se e kishte për të gjithë jurinë dhe jo vetëm për aktorin.

(R.L/Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here