Stuhi të forta dhe rrebeshe shiu gjatë natës, ja kur pritet të përmirësohet situata

0
97

Pas tërmetit, gjysma e vendit është përfshirë nga shirat, rrebeshi dhe stuhitë e fuqishme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin e Lezhës me 53.0 mm, Shkodër me 26.0 mm, Tiranë 20.0 mm.

Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të fortë deri në 15-18 m/sek.

Edhe dita e sotme ka nisur me reshje shiu megjithatë pasditja do të jetë më e qetë.

Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht dhe pas orës 4 do të ketë një ndryshim të ndjeshëm.

Temperaturat kanë pësuar një ulje të ndjeshme duke sjellë kështu edhe vjeshtën e vërtetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here