Vajza ekselente nga Shkodra, thyen record në një universitet në Stamboll

0
429

4 vite më parë ajo udhëtoi nga Shkodra për në Stamboll për të kryer studimet.

Bëhet fjalë për studenten Ida Gjergji, një vajzë e apasionuar pas teknologjisë.

Studimet i ka kryer në në Stamboll në një prej universiteteve më të mira në Turqi dhe në botë, në Universitetin Teknik të Stambollit (ITU).

Këtë qershor ajo ka përfunduar studimet me sukses ku dhe është vlerësuar për rezultatet e shkëlqyera që ka arritur gjatë këtij cikli.

Ajo ka arritur të marrë notat maksimale duke u renditur e para në mesin e 3500 studentëve që u diplomuan këtë vit në Universitetin Teknik të Stambollit.

Kujtojmë se ky universitet është themeluar që në 1773.

Mesatarja e Idës ka qenë 4.0 dhe ky është ndër ato rastet e rralla qe mbahet mend.

Pas 9 vjetësh Ilda, Shkodranja ekselente ka qenë vajza e parë që ka thyer rekordin duke kapur mesataren 4.0.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here