Keni planifikuar të shkoni në Theth? Mos u nisni pa lexuar këtë njoftim të rëndësishëm

0
167

Nëse keni planifikuar që gjatë dy muajve të ardhshëm të bëni një vizitë, apo të udhëtoni në drejtim të Thethit, ka diçka që duhet të dini.

Zyrtarisht mësohet se prej 1 tetorit dhe për dy muaj me radhë, do të nisë rikonstruksioni i rrugës Qafë-Thorë-Theth.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën me dije se për shkak të punimeve për rikonstruksionin e rrugës Qafë Thorë-Theth,

16 km gjatë periudhës 1 tetor deri në 30 nëntor 2019 qarkullimi i mjeteve do të kufizohet në kilometrin e dytë, për shkak të vështirësisë së terrenit.

Konkretisht qarkullimi do të bllokohet nga ora 08:00- 12:00 dhe nga ora 14:00- 18:00.

Ndaj, nëse doni të lëvizni drejt këtij destinacioni, merrni masa më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here