Pavarësisht problemeve evidente me furnizimin me ujë në Tiranë dhe ankesave të shumta të qytetarëve, për mungesën e ujit,
por edhe për cilësinë e tij në rastet kur vjen në rubinet, autoritetet e mohojnë një gjë të tillë, në mënyrë të paturpshme.
Nëndrejtoresha e UKT-së, Evis Gjebrea, u shpreh në Opinion se ka patur një problem me çarjen e një tubi,
por defekti është rregulluar brenda natës dhe se nuk ka një problem me ujin në Tiranë.
“Reshjet e fundit shkaktuan turbulli në ujësjellësin e Bovillës.
Uji nuk ka qenë problem përpara se të binte shiu, se kemi pasur një menaxhim të mirë Tiranës.
Ka qenë një problem i javës së kaluar që kemi patur një çarje tubi nga ujësjellësi i Bovillës, që është rregulluar brenda natës”, tha Evis Gjebrea.
Fevziu: Ka pasur një problem në Tiranë dhe gjithë qytetet e tjera për ujin? Apo është planifikimi normal?
Gjebrea: Tirana është rregulluar krahasuar me dy vite më parë. Marrim zonën e Astirit dhe Yzberishtit që ka qenë vende të nxehta dhe të cilat furnizohen vetëm nga puse.
Puset që sigurisht që gjatë periudhës së verës niveli i tyre bie dhe kjo është arsyeja që këtë vit në kemi vënë në funksion Bovillën.
Tashmë Astiri dhe Yzberishti marrin ujë nga Bovilla.