Greta Koçi merr surprizën e këndshme për ditëlindje dhe e dini sa vjeç mbush sot?

0
133

Sot në familjen e Greta Koçit ka festë!

Këngëtarja e njohur shqiptare feston ditëlindjen dhe urimet e përzemërta nuk mund të mungonin në këtë ditë të veçantë.

Ndonëse është diskutuar shpesh për moshën që nga dalja e parë skenike, por na vjen keq t’ju themi se Greta nuk është më 16 vjeçe.

Ajo mbush sot plot 28 vite jetë dhe duket në super formë.

Këngëtarja ka marrë dhe një surprizë në mesnatë që besojmë se ia ka organizuar motra e saj Eni.

Ndonëse kjo e fundit ka qenë me xhirime për klipin e ri që do të publikojë, ajo nuk ka harruar të surprizojë motrën për ditëlindje.

Një buqetë plot me trëndafila të kuq dhe shumë gjëra të ëmbla kanë trokitur në derën e Gretës në mesnatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here