LAJM I FUNDIT/ Bundestagu gjerman voton “PO” hapjes së negociatave me Shqipërinë, por…

0
198

Ka përfunduar para pak minutash votimi në Bundestagun gjerman.

Për rezolutën e grupimeve CDU/CSU dhe SPD për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Rezoluta eshte miratuar me 365 vota pro.

Siç dihet ajo propozon çeljen e negociatave për vendin tonë pasi të realizohen 9 kushte.

Rezoluta është mbrojtur nga deputeti i CDU, Florian Hahn.

Kundër saj janë shprehur radikalët e “Aleanca për Gjermaninë” ndërsa “Të gjelbrit” thanë se kushtet ishin mjaft të rënda për Shqipërinë.

Me shumicë votash u rrëzuan amendamentet e AFD dhe FDP.

Ndërsa për Maqedoninë e Veriut është vendosur çelje e negociatave pa kushte.

Vendimi Bundestagut është detyrues për qeverinë gjermane në tavolinën e 28 vendeve anëtare që do të mbahet në 18 tetor. ©LAPSI.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here