Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Njerëzit në panik, rrëzohet edhe minarja e një xhamie

0
106

Një tërmet me magnitutë 5.8 ballë ka ‘shkundur’ pasditen e së enjtes Stambollin duke shkaktuar panik tek qytetarët dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi njoftoi se tërmeti e kishte epiqendrën në detin Marmara dhe ka ndodhur në orën 1:59 të pasdites me orën lokale.

Valët sizmike erdhën nga 7 km thellësi dhe u ndjenë gjatë rajonit perëndimor të Marmara-s ku përfshihet dhe Stambolli.

Sipas një njoftimi të bërë në Twitter nga kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu si pasojë e tërmetit nuk raportohet ende për humbje jetësh.

Ndërkohë, në rrjet po qarkullojnë foto të ndërtesave të dëmtuara ku mes tyre është edhe një xhami, minarja e të cilës është rrëzuar.

Në mediat turke po transmetohen pamje nga fëmijët që evakuohen nga shkollat si dhe banorët që rrinë jashtë ambienteve të mbyllura pasi pasgoditjet vazhdojnë.

Institutet e sizmologjisë kanë regjistruar një seri pasgoditjesh ku më e larta kishte një magnitutë prej 4.4 ballësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here