Kur The Simpsons “parashikonte” shfaqjen e Greta Thunberg (Video)

0
155

Një episod nga seria karikaturiale “The Simpsons” parashikoi shfaqjen e aktivistes së bujshme mjedisore Greta Thunberg.

Nuk u tha se kur do të lindte Greta apo si do të dukej, por u kuptua që do të kishte një vajzë adoleshente që do të përcaktohej në qëllimin e saj.

Bëhet fjalë për personazhin Lisa Simpson.

Lisa ishte një vajzë inteligjente që me guxim trajtonte me tema serioze.

Njëra prej tyre ishte ajo mbi gazrat e dëmshëm në natyrë.

Lisa mbajti një fjalim para bashkëqytetarëve të saj, duke paralajmëruar se qyteti i Springfield nuk do të ekzistojë në 50 vjet për shkak të ndryshimit të klimës.

Në episodin 17 të sezonit 20 të “Simpsons”, Lisa foli për ngritjen e nivelit të detit, dëmtimin nga CO2, atmosferën toksike etj.

Këto janë të gjitha temat që kanë qenë në qendër të vëmendjes në mbarë botën.

Adoleshentja suedeze 16-vjeçare Greta Thunberg i ka potencuar muajt e fundit me protagonizimin e saj të pazakontë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here