Flori harron “hallet” e borxheve, rikthehet në bashkëpunim me këngëtaren e njohur (Foto)

0
124

Pas kaq shumë kohësh pritje dhe pikëpyetje se a do të rikthehet Flori Mumajesi në muzikë, më në fund e kemi një lajm të mirë.

Kantautori i mirënjohur jo vetëm që do të rikthehet në muzikë, por ka zbuluar edhe bashkëpunëtorët për klipin e ri që do të dalë së shpejti.

Ka qenë këngëtarja Shkurte Gashi ajo e cila përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se po sjell duet me Florin dhe Brunon.

“Së shpejti”, ka shkruar Shkurta në foton, me të cilën bëri të ditur se kënga do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip.

Xhirimet kanë filluar dhe treshja fantastike shfaqet në një makinë të kuqe me Shkurten në timon.

Flori duket mjaft në humor ndërsa qëndron në sediljen e pasme i veshur me një bluzë të bardhë.

Flori u përfol se kishte probleme të mëdha financiare dhe borxhe, të cilat u bënë shkak që ai të mos dilte në asnjë event publik, të paktën që nga muaji Prill i këtij viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here