Lajm i hidhur/ Pas 9 muajsh betejë, humb jetën në Stamboll Egzon Kryeziu

0
179

Një lajm i hidhur ka prekur zemrat e mbarë shqiptarëve.

I riu Egzon Kryeziu ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Stambollit.

Lajmin e bën të ditur babai i tij në një postim në Facebook.

Pas 9 muajsh betejë me jetën, ai nuk mundi t’i përballojë më tepër plagët e marra nga një aksident i rëndë rrugor në 29 dhjetor të 2018-ës.

“Ju njoftoj me pikëlim te thellë se djali jonë Egzon Kryeziu sot në Stamboll ndërojë jetë pas 9 muaj luftimit me plagët të mara nga aksidenti i rëndë.

I falenderojmë te gjithë të cilët kanë ndihmuar per tu sheruar. Per diten e varrimit ju njoftojmë me kohë.

Familja Kryeziu”, shkruan Ramë Kryeziu në Facebook.

Vetëm pak ditë më parë, imami Elvis Naçi dha lajmin se ishin mbledhur paratë për kurimin e Egzonit në Turqi, por fatkeqësisht u pasua nga një lajm i trishtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here