Një arsye më shumë për ta fikur telefonin!

0
141

Të rinjtë e sotëm qetësohen vetëm 7 orë gjatë gjithë javës, sepse pjesën më të madhe të kohës e kalojnë nëpër telefona!

Pas një sondazhi të bërë me 2000 veta u arrit në përfundimin se 6 në 10 pjesëmarrës nuk pushonin kurrë sepse ishin gjithë kohës duke kontrolluar celularin.

Pjesa tjetër u shpreh se nuk rrinë dot më shumë se 10 minuta pa parë celularin e tyre.

Ky fenomen është më shumë se shqetësues sepse neglizhimi i kohës që na duhet për t’u shplodhur ndikon në stilin tonë të jetës dhe shëndetin mendor, ndonëse e kuptojmë këtë me kalimin e kohës.

Të rriturit e gjejnë gjithnjë e më të vështirë të qetësohen, edhe kur nuk kanë asnjë punë tjetër për të bërë. 46% e të anketuarëve shprehën se do të donin shumë që smartphone-at të mos ishin shpikur kurrë.

Por meqë kjo ndodhi, fikini urgjent dhe shijoni fundjavën PA celularë në duar.

Burimi: The Independent

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here