285 mijë të rinj shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria për të jetuar në këto shtete

0
114

Sipas një studimi të fondacionit gjerman mbi potencialin e emigrimit në Europën Juglindore, rinia shqiptare ka dëshirën më të madhe për t’u larguar nga vendi.

“285 mijë persona planifikojnë të lënë Shqipërinë.

Nga ku mbi 40% e të rinjve shqiptarë shfaqin tepër dëshirë për t’u larguar drejt një vendi tjetër për më shumë se 6 muaj.

Më pas vjen Maqedonia e Veriut me 35%, Kosova me 1% më pak se ky i fundit apo të rinjtë serb me 30%”thuhet në studimin e publikuar nga “Top Channel”.

Të rinjtë shqiptarë zgjedhin Gjermaninë për të jetuar, rreht 67 mijë prej tyre në bazë të të dhënave të anketës, e më pas të rinjtë duan Anglinë dhe Italinë.

Emigracioni ka ndikuar edhe në braktisjen e shkollave nga nxënësit.

Këtë vit të ri shkollor kishte rreth 27 mijë të regjistruar më pak se vitin e kaluar në sistemin parauniversitar.

Fatkeqësisht numri pritet të ulet edhe më vitet në vijim.

/TCH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here