BANDEROLA PARA DERBIT/ KREATIVITETI I “FANATIKSAVE”, KJO NDESHJE SI NJË LOJË SHAHU PËR TA

0
122

Derbi nuk luhet vetëm në fushën e lojës, por edhe në shkallët e stadiumit, ku nuk mungon asnjëherë spektakli nga tifozeritë e të dy ekipeve.

Gjë kjo që ia shton edhe më tepër bukurinë kësaj ndeshjeje.

Mbështetësit e ekipeve të kryeqytetit kanë një rivalitet të madh me njëri–tjetrin.

Asnjëherë nuk ngurojnë ta tregojnë këtë në stadium me anë të banderolave thumbuese kundrejt kundërshtarëve.

Tifozët e Tiranës kanë treguar dhe njëherë që janë tepër kreativë, kur vjen puna tek banderolat.

E cila këtë herë kishte si imazh të saj, tabelën e shahut dhe në vend të gurëve të shahut, është vendosur sahati.

Kjo për të treguar që ata vendosin se kur do të përfundojë ndeshja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here