Diell dhe rritje temperaturash, ja si pritet të jetë motit për ditën e sotme

0
89

Vendi ynë këtë të dielë do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash.

Parashikohet që mbremja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira ku më të dukshme vranesirat do të jenë në zonat lindore.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të kenë një rritje të lehtë, ku do të variojnë:

në zonat malore nga 9ºC deri në 21ºC, në zonat e ulëta nga 17ºC në 30 ºC dhe në zonat bregdetare nga 21ºC në 31ºC.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here