Nisin problemet/ Tifozët e Tiranës bllokojnë rrugët dhe marshojnë drejt…

0
111

Ditën e sotme në orën 19:00 do të luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani.

Një ndeshje që ka interesim maksimal pasi siç konfirmoi edhe klubi bardheblu janë shitur të gjitha biletat për këtë takim.

Në këtë mënyrë “Selman Stermasi”, do të jetë i tejmbushur me tifozë për të ndjekur këtë përballje.

Tirana nuk fiton prej 5 vitesh një derbi ndaj Partizanit dhe sot kërkon të thyejë këtë dominin të të kuqve.

Për tifozët nuk ka rëndësi sa kohë janë pasi ata janë gjithmonë prezent në stadium dhe sot më shumë se çdo ndeshje tjetër pasi luhet përballë ”rivalit të urryer”, Partizanit.

Tifozët ”Fantacis”, kanë nisur që tani marshimin për në stadium dhe të shumtë në numër kanë marshuar që nga sheshi Skënderbe për te “Selaman Stermasi”.

Me brohoritje dhe thirrje “Mbyte morrin e kuq”, shkruan “Newsport.al”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here