“Tirona Fanatics” sjell shahistin Selman Stërmasi, bardheblutë ironizojnë me koreografinë e komunizmit

0
778

Tirana dhe Partizani kanë dhuruar në vitet e fundit gjithmonë ndeshje emocionuese.

Aty ku më shumë se në fushë, spektakli është zhvendosur në tribuna.

Rivaliteti mes “Tirona Fanatics” dhe “Ultras Guerrils” ka qenë dhe mbetet gjithmonë prezent, por duket se në vitet e fundit është kthyer edhe në urrejtje.

Këtë e dëshmon qartë një nga banderolat e hapura në tribunën e tifozëve të Tiranës, të cilët i janë rikthyer kohës së komunizmit.

Në banderolën e hapur shihet qartë që janë dy njerëz të varur në litar ndërkohë që mbajnë edhe logon e Partizanit.

Ndërkohë, “Tirona Fanatics” ka publikuar një imazh të shahistit i cili po luan dhe në vend të gurit të shahut.

Ai mban në dorë kullën e sahatit në Tiranës, që është njëkohësisht edhe simbol i kryeqytetit. /VipSport.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here