Balluku kapet “mat” dhe përplaset me gazetaren: Shko lexo para se të pyesësh!

0
119

Është thënë se “Air Albania” do të bëjë 3 udhëtime në ditë nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas, ndërkohë që ditën e hënë janë realizuar dy prej tyre.

Përmes një kontrate, kompania shqiptare në mungesë të certifikatës së fluturimit, po përdor me qira atë të kompanisë “Turkish Airlines”.

Ndërkohë gjatë inaugurimit të fluturimit të avionit me emrin “Migjeni”, ministres Belinda Balluku i është kërkuar informacion nga gazetarja e Fax News.

Në lidhje me kontratën e qerasë me “Turkish airlines” dhe pse nuk duhej të pritej edhe për pak kohë për fluturimet derisa “Air Albania” të pajisej me certifikatën e fluturimit.

Balluku i është përgjigjur me ironi gazetares duke i thënë se duhet të lexojë më shumë.

Ndërsa nuk jap asnjë sqarim se përse duhet që të paguhet një sasi aq e madhe parash për qiranë e licencës së fluturimit një kompanie turke.

Dhe jo të pritej edhe pak kohë sa kompania shqiptare ta zotëronte vetë këtë leje.

Pjesë nga komunikimi i gazetares me ministren:

Gazetarja: Mund të të bëjë një pyetje?

Balluku: Natyrisht, nuk po të ndërpres për të bërë pyetje, por fillimisht duhet të vish e përgatitur për të bërë pyetje për “Air Albania”, fillimisht duhet të kesh lexuar.

Gazetarja: Marja e AOC-së nuk është marrë nga kompania, si mund të jetë “Migjeni” pjesë e flotës shqiptare kur AOC e ka të regjistrit turk?

Balluku: Çfarë është AOC-ja?

Gazetarja: Është certifikata e fluturimit që duhet marrë nga kompania.

“Migjeni” nuk është avioni i dytë i “Air Albania”, është avion i ‘Turkish’. I paguajmë qeranë për përdorim dhe gjithashtu qeratë për orët e fluturimit”

Balluku: Ta marrim me qetësi, “Migjeni” është avion i flotës “Air Albania”, ndaj ju them se duhet të lexoni më shumë kur merrni përsipër të flisni për teknikalitete.

Ofron shërbime të një cilësie shumë të lartë dhe shqiptarët duhet të jenë krenar që në aeroport ka nisur fluturimet një tjetër avion me emrin e një kompanie shqiptare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here