Çakejtë e padënuar që na turpërojnë të gjithëve

0
96

Nga Klodian Tomorri

Lexoja letrat qe Mark Shllaku i dergonte bashkeshortes ne castet e fundit te jetes, para ekzekutimit nga togat komuniste te vdekjes.

Perpos dhimbjes, ndjeva neveri. Jo vetem per cakenjte dhe hienat qe kane kryer ato krime barbare, por edhe per te gjithe ata qe kane patur pushtet ne keto 30 vite.

Si nuk kane turp, qe nuk kane bere asgje per te denuar qofte edhe nje kriminel te vetem? Jane me mijera bij nenash te vrare dhe te pushkatuar pa gjyq. Por nuk ka asnje ekzekutor te vetem pas hekurave.

Shqiperia ka rene ne batakun e harreses kolektive. Harresa pjell indiference. Indiferenca normalizon te ligen.

Per 30 vite me radhe mburoja publike e krimeve komuniste ne Shqiperi ka qene vete regjimi. Xhelatet dhe vrasesit e pashpirte jane justifikuar, amnistuar, rehabilituar e madje edhe dekoruar si shtetare qe vetem kane zbatuar ligjin.

Por ky eshte nje prostitucion dhe manipulim i qellimshem intelektual. Shume nga kriminelet e asaj kohe kane qene te etur per gjak saqe kane tejkaluar edhe ligjet kriminale te regjimit komunist.

Ne gusht te vitit 1989, kur regjimi ishte ne grahmat e tij te fundit, dy te rinj nga Barbullushi i Shkodres tentuan te arratisen permes pikes se Dajcit, por u diktuan.

Patrulla i ekzekutoi ne kufi dhe pas ekzekutimit, trupat e tyre u shetiten te lidhur me tela me gjemba per nje dite te tere ne qytetin e Shkodres dhe fshatrat perreth.

Ne cilin ligj, ne cilin nen parashikohej qe viktimat mund te perdhoseshin ne ate fare menyre? Nuk ka patur nje ligj te tille as regjimi kriminal i Enver Hoxhes dhe as regjimet me barabare qe jane instaluar ndonjehere mbi toke.

Ata qe e kane bere kane qene monstra te etura per gjak dhe kriminele te zellshem te nje pushteti kriminal.

Por si ka mundesi, qe askush nuk tentoi te hape letrat? Kush ishin ushtaret ne sherbim ne ate dite? Kush ishte pjese patrulles? Kush e dha urdherin per t’i terhequr zvarre kufomat e dy djemve te rinj neper qytetin e Shkodres.

Askush nuk e ka marre mundimin te pyese e jo me te hetoje. Kjo eshte menyra se si harresa e qellimshme pjell indiferencen. Dhe kjo e fundit amniston te ligen.

Ky eshte vetem nje rast. Por ka me dhjetra dhe qindra krime te tjera barabare te kryera ne tejkalil edhe te ligjeve me kriminale te tegjimit nga xhelatet gjakatare dhe hienat e zellshme te partise. Asnjeri prej tyre nuk eshte hetuar, e jo me te jete denur.

Ky perversitet nuk eshte i rastesishem. Pergjate ketyre 30 viteve ne Shqiperi eshte ngritur nje mekanizem i sofistikuar per te lene ne harrese krimet e komunizmit dhe per te rehabilituar autoret e tyre. Pjese e ketij mekanizmi jane politika, media e madje segmente te tera te shoqerise.

Nuk eshte rastesi qe nuk u hap asnje hetim i mirefillte per krimet e komunizmit. Nuk eshte rastesi qe ne mediat shqiptare ka patur me shume hapesire xhelati se sa viktima.

Ore te tera intervistash me drejtuesit e regjimit, por harrese dhe shperfillje per te afermit e viktimave dhe ata qe kane vuajtur.

Nuk eshte rastesi qe Shqiperia ka sot me dhjetra OJF te mirefinancuara per te mbrojtur te drejtat e homoseksualeve, transeksualeve dhe cdo bicimi tjeter hibrid.

Por nuk ka qofte edhe nje OJF te vetme qe te ekspozoje krimet barbare te xhelateve. E gjitha eshte pjese e mekanizmit.

Te vetmet iniciativa qe perpiqen te kujtojne dhe zbardhin krimet e komunizmet jane ato private si kujto.al, portali i ideuar dhe financuar nga ish deputeti demokrat Agron Shehaj.

Ndersa qeverite shqiptare, ato te cilat kane dhene miliona euro per artin, madje dhe per shkolla private, nuk kane financuar qofte edhe nje lek te vetem per ekspozuar barabarite dhe krimet e komunizmit.

Perkundrazi, sot, 30 vjet pas renies se sistemit qytetaret shqiptare vazhdojne te shohin filmat ideologjik te prodhuar nga regjimi qe lartesojne epoken e ndritur te krimineleve dhe ideatoret e saj.

Ky eshte turpi qe ka mbuluar Shqiperine dhe cdo shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here