Historia e tij preku zemrat e mbarë shqiptarëve, të cilët kur historia e tij u publikua në media.

Arritën të bëheshin së bashku e të mblidhnin shumën që adoleshentit nga Shkodra i duheshin për kryerjen e operacionit në Genoa të Italisë.

Po flasim për 15–vjeçarin Musa Baculi, i cili pasi ndenji një kohë të gjatë në gjendje kohe.

Falë trajtimit të specializuar mjekësor dhe zemrës së madhe të shqiptarëve, arriti të shërohej.

Së fundmi, imami i njohur, Elvis Naçi ka publikuar një foto të Musait, i cili sot mund të shijojë bukuritë e jetës, pasi është shëruar plotësisht.

“Mrekullia e bashkimit të shqiptarëve”, kështu e ka cilësuar Naçi historinë e 15-vjeçarit, i cili nga vdekja e sigurt, tashmë gëzon shëndet të plotë.

Në përshkrimin e fotos së publikuar, imami shkruan:

”Nuk do ta besoni por ky djali qe ngjan kaq bukur eshte Musa Baculi, nga gjendja e Komes ai tani shijon bukurite e jetes! Kjo quhet thjeshte mrekullia e bashkimit te Shqiptareve.”