HIQET SI I SËMURË, TIFOZI I TOTTENHAM-I NUK SHKON NË PUNË PAS TURPËRIMIT NGA BAYERNI

0
199

Tottenham ka humbur me shifrat 2-7 kundër Bayern-it mbrëmjen që lamë pas.

Një rezultat ky që rrallë ndodh në një kompeticion si “Champions League”.

Madje ndjenja e turpit te Spursat shtohet akoma edhe më shumë kur humbja vjen në shtëpinë e tyre, para sytë e të gjithë tifozëve që ishin të pranishëm në stadium.

Por kjo ndjenjë turpi nuk është e pranishme vetëm te ekipi, pasi këtë ndjesi e kanë përjetuar edhe mbështetësit e klubit londinez.

Madje një prej tyre nuk e kapërdirë dot aq lehtë këtë humbje shokuese, duke refuzuar të shkojë në punë ditën e nesërme nga frika e talljes nga kolegët e tij.

Këtë gjë e ka pranuar për “talkSport”, ku ka treguar se ka njoftuar në punë se ishte sëmurë për të mos u përballur me kolegët e tij, të cilët për fatin e tij të keq janë tifozë të Arsenalit, rivalit më të madh të Tottenham-it.

“Unë punoj me 8 tifozë të Arsenalit! Më është dashur t’i shkruaj menaxherit tim dhe të shtirem si i sëmurë.

Kam lënë edhe grupin e WhatsApp-it”, ka thënë tifozi i Spurs-ave./Sport Ekspres/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here