Vandalizohet statuja e Mbretit Zog në Tiranë: Poshtë tradhëtari, vendosni Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Bajram Currin!

0
263

Busti i Mbretit Zog në kryeqytet është dhunuar nga persona të paidentifikuar.

Mesditën e sotme u zbulua se në pjesën e bazamentit (mbështetëses) së statujës së monarkut shqiptar është shkruar me gërma të mëdha: ‘’Poshtë tradhëtari!

Spiun i Serbisë! Vendos Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Bajram Currin!’’

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin e autorëve.

Shtatorja e mbretit Zog në kryeqytet është vendosur në fund të ish-Stacionit të Trenit dhe në fillim të bulevardit ‘’Zogu I’’.

Zogu I qëndroi në fronin e mbretit të Shqipërisë nga 1928-1939. Ai u largua nga vendi jonë mëngjesin e 7 prillit 1939, kur Italia pushtoi vendin tonë.

Nuk u kthye në Shqipëri pas përfundimit të Luftës II Botërore, pasi regjimi komunist ndaloi rikthimin e tij në atdhe.

Vdiq në mërgim në vitin 1961. Statuja e Mbretit Zog u vendos në ish-Stacionin e Trenit në vitin 2012.

newsbomb.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here