Deklarata e fortë e Ramës: Meta, pjesë e një GRUPI të STRUKTURUAR për të penguar çeljen e negociatave

0
118

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar akuza të forta në drejtim të presidentit Ilir Meta.

Të cilin e ka quajtur pjesë të një “grupi të strukturuar” që kishte për qëllim të bllokonte çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Në emisionin “Real Story”, Rama tha se pavarësisht përpjekjeve të tyre, Shqipëria tashmë e ka kaluar situatën duke marrë një “Po” nga Bundestagu gjerman.

Kush është grup i strukturuar përveç Ilir Metës që ka tentuar të bllokojë çeljen e negociatave.

Rama: Unë kam folur katër herë në ditë çdo ditë për këta, nuk dua të merrem fare me këta.

Të flasim për gjëra që njerëzve u interesojnë. Ajo që dua të them është që kemi kapërcyer një pengesë shumë të madhe të ngritur nga ai grup i strukturuar me gjithçka që kemi parë në gjashtë muaj.

Bënë ç’mos që të përdornin miqtë e tyre në Bundestag për të penguar negociatat. E kemi kapërcyer, kjo është themelore.

Pjesa më e madhe e bundestagut ka kërkuar hapjen e negociatave pa kushte, ndërsa CDU/CSU u përgjigj pozitifisht kancelares gjermane, e cila ka kërkuar copë “duhet t’i japim PO Shqipërisë”.

Do kishte qenë më e lehtë që nga Ilir Meta e me rradhë të bënin xhirron e Europës dhe të kërkonin hapjen e negociatave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here