Do bëhet kafja 1 euro, do pendohemi ditën që do hyjmë në Europë”

0
305

Historiani Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë” tha se ditën që do të hyjmë në Evropë do të pendohemi, duke filluar që nga kafja që do bëhet 1 euro.

Ceka shprehet se ne sjemi të përgatitur dhe do të shkojmë si cjapi te kasapi me këtë strukturë dhe ekonomi që kemi.

Gjithashtu historiani thotë se Europa nuk është një hotel që shkon dhe nuk paguan.

“Gjithmonë e më shumë po bëhemi euroskeptikë. E kam thënë dhe do ta them. Ditën që do të hyjmë në Evropë ne do të pendohemi, që nga kafja që do bëhet 1 euro.

Ne nuk jemi të përgatitur dhe do të shkojmë si cjapi te kasapi me këtë strukturë dhe ekonomi që kemi.

Atje është kompetitive Europa nuk është një hotel që shkon dhe nuk paguan. Ne nuk jemi përgatitur.

Kemi një klasë politike kompladore, një ekonomi kompladore.

Jemi gati të shesim çdo gjë dhe mos fusim gjë dhe kemi një Evropë shumë dinake në institucionet e saj.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here