“S’kam besim tek supa e ngrohur disa herë”, Erjona Sulejmani s’i ndal “kunjat” ndaj ish-bashkëshortit

0
417

Ndarja e modeles Erjona Sulejmani nga futbollisti shqiptar që luan me Zvicrën, Blerim Xhemaili, bëri mjaft bujë në mediat rozë.

Modelja nuk i ka kursyer akuzat e forta ndaj ish-bashkëshortit të saj në mediat e huaja, por dhe ato vendase, me anë të deklaratave “bombastike” që ka bërë.

Së fundmi, ajo ka lëshuar një tjetër “kunj” për futbollistin.

E pyetur nga një fans në Instagram nëse do të rikthehej sërish në krahët e Xhemailit.

Erjona u shpreh se nuk mund të besojë me tek supa që ngrohet disa herë.

Ajo u shpreh:

Është një pyetje që ma bëni gjithmonë po përgjigjem një herë e mirë për të gjitha.

Nuk më pëlqen t’i përsëris gjërat në jetën time dhe aq më pak të besoj te supa që ngrohet disa herë.

Ne e respektojmë njëri-tjetrin për rolin që kemi si prindër të Luanit”.

Ndërkohë një ndjekës e ka pyetur nëse ka qenë tradhtia arsyeja e ndarjes me futbollistin e Bolonjës, por një gjë e tillë është mohuar nga modelja.

Erjona dhe Blerimi u ndanë në nëntor të vitit 2017. Ata kanë një djalë së bashku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here