LAJM I FUNDIT/ Me të vjella dhe marrje mendsh, 19 nxënës përfundojnë në spital në Shkodër

0
173

19 nxënës të një shkolle në Postribë të Shkodrës janë paraqitur në spital me shenja helmimi.

Sipas mjekëve, nxënësit janë paraqitur me simptoma marrje mendsh dhe të vjella.
AKU dhe ISHSH-ja po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve .

Nga ana tjetër prindërit dyshojnë se janë helmuar nga ushqimi dhe uji tek një “fast Food-”, i cili ndodhet shumë pranë ambienteve të shkollës.

Bluzat e bardha theksojnë se 15 nxënës pasi kanë marrë mjekim janë larguar, ndërsa katër prej tyre vijojnë të mbahen në mbikëqyrjen e mjekëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here