Plagosja e dy turistëve, mbyllet përkohësisht parku i Syrit të Kaltër

0
128

Autoritetet kanë marrë masa një ditë pas plagosjes së dy turistëve në Syrin e Kaltër.
Turisti grek Stilianis Bebis 47 vjeç dhe ai izraelit Almog Atia 23 vjeç u plagosën si pasojë e një rrëshqitjeje të një shkëmbi ndërsa po shijonin bukurinë natyrore të Syrit të Kaltër.

Për pasojë autoritetet vendosën që të mbyllet përkohësisht parku i Syrit të Kaltër.

Mësohet se ky vendim është marrë për shkaqe sigurie, pasi ka rrezik për rrëshqitje të disa gurëve të cilët mund të rrezikojnë jetën e turistëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here