Rrëmbimi i 13-vjeçares në Tiranë, dëshmitarët japin të dhëna për autorin: Ishte me një makinë të kuqe

0
229

“Makina ku u fut vajza ishte ngjyrë e kuqe dhe e vogël”. Kështu rrëfejnë qytetarët që janë bërë dëshmitarë të rrëmbimit të një 13-vjeçarje.

Episodi i rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Ndre Mjeda’ në kryeqytet, pranë ish-Fushë së Aviacionit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për Balkanweb se dëshmitarët kanë arritur të identifikojnë tipin e makinës, ndërsa bëhet fjalë për një ‘Fiat Punto’ por nuk kanë mundur të mbajnë mend targën, pasi ngjarja është zhvilluar në pak sekonda.

Po ashtu mësohet se vajza sapo kishte zbritur nga furgoni i shkollës kur makina është ndalur para saj dhe një person e ka marrë me forcë dhe e ka futur brenda.

Aktualisht policia është vënë në ndjekje të makinës, ndërsa ende nuk dihet se kush është autori.

(ed.me/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here