“Ende frikësohem”, Bleona Qereti bëhet pjesë e filmit horror të produksionit amerikan

0
181

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti jeton tashmë prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku veçse si këngëtare, ka nisur edhe karrierën e saj si aktore.
Së fundmi, Bleona ka përfunduar xhirimet e një filmi horror të një produksioni amerikan.

Filmi titullohet “Dead trigger” dhe së shpejti do ta mësojmë edhe datën e publikimit të tij.
Në profilin e saj në Instagram, Bleona publikoi trailerin e filmit, duke falenderuar produksionin për mundësinë që i dha.

“Kur e xhirova këtë film, po shpresoja që ta kaloja frikën që kisha kur shikoja filma horror. Jo. Jam ende e frikësuar, megjithëse e kam të qartë sesi e bëjnë.”- shkruan këngëtarja shqiptare krahas videos.

Ende nuk dihet se ç’rol do të ketë në film Bleona, megjithatë mbetet të presim ende për të mësuar më shumë detaje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here