Ka luajtur për Shqipërinë, por e tundon Greqia, talenti Shehu: Nuk e di cilën kombëtare do zgjedh!

0
106

Kristo Shehu, 19-vjeçari shqiptar, por që ka lindur në Greqi, është një nga të rinjtë që ka spikatur prej vitesh tek Panathinaikosi.

Tashmë, ai po stërvitet edhe me ekipin e parë të klubit grek, duke parë formën e mirë. Shehu ka qenë pjesë e dy ndeshjeve me Shqipërinë U-17, kur ishte vetëm 16-vjeç, e kur ekipi drejtohej nga Xhemal Mustedanagiç.

Pas dy miqësoreve ndaj Iranit dhe Kazakistanit, Shehu më pas ka vendosur që të luajë për Greqinë U-19, dhe ka zhvilluar në total tre ndeshje me të rinjtë helenë.

Gjithsesi, i riu me origjinë shqiptare, që aktivizohet në pozicionin e sulmuesit të qendrës, dhe është i gjatë 1.89 metra, ende nuk e ka vendosur Kombëtaren që do të zgjedhe të përfaqësojë.

Në një intervistë për “Nova Sport” në Greqi, ai ende shprehet i lëkundur për zgjedhjen.

“Nuk e kam vendosur ende nëse do luftoj në fushë për Kombëtaren Shqiptare, apo atë greke. Është diçka që po e mendoj ende” – deklaroi Kristo Shehu.

PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here