Me këmbë e dorë të thyer, Bes Kallaku zbulon një tjetër aktor të filmit të tij

0
211

Me kalimin e javëve, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka zbuluar dhe aktorët pjesëmarrës në projektin e tij më të fundit kinematografik, me titull ‘Falco’.

Mbrëmjen e kaluar ai ka zbuluar edhe një personazh tjetër, i cili për shkak të rolit ‘ka thyer’ këmbë e dorë.

Bëhet fjalë për blogerin dhe opinionistin Olti Curri dhe lajmin e bëri të ditur si fillim Besi nëpërmjet një fotoje ku Olti shfaqej në spital dhe shkruante: “@olticurri ka thyer këmbë dhe duar, e kanë zënë haqet tona. Sonte festë për të gjithë”.

Disa ndjekës të tij e morën lajmin seriozisht dhe nisën të mendonin se ai i kishte thyer, megjithatë Olti ka treguar se kjo është një shaka dhe ai ndodhet në spital për arsye të filmit të ri të Besit.
“Nuk më ha mortja mua jo, se shëndoshet. Se këtu më kini. Filmi i vitit”, shkruan Olti.

Deri më tani Besi ka zbuluar emra të tjerë të njohur të estradës shqiptare të cilët do të jenë pjesë e produksionit të ‘Falco-s’, si Bleona Qerreti, ish-trajneri i kombëtares Gianni De Biasi, Unikatili etj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here