”Miqtë mbaji afër, armiqtë edhe më afër” Xhemi fton për darkë në shtëpi konkurrentët e Tv Klan-it

0
154

Në ndryshim nga kolegia dhe mikja e saj më e dashur Arbana, të cilën e kemi parë shpeshherë të veshë përparësen e të gatuajë, Xhemi Shehut i pëlqen të hajë e sigurisht, të fotografojë pjatat.

Të paktën këtë kishim kuptuar nga postimet e saj në rrjete sociale, por ja që moderatorja e ”Portokalli” na provoi të kundërtën.

Ajo është jo vetëm një zonjë shtëpie e zonja, por edhe me zemër të madhe pasi ka ftuar për darkë kolegët nga televizioni konkurrent, çiftin Orinda Huta dhe Turjan Hysko.

Ka qenë Xhemi ajo e cila ka postuar në instagram disa foto nga kuzhina e saj ku shfaqet duke pjekur gështenja me Orindën.Ndërsa instruktori i saj Edmond Stafa, ka publikuar disa foto ku janë të gjithë në tryezë, ku shfaqen edhe pjatat bosh pasi të ftuarit me siguri kanë shijuar darën e shijshme të Xhemit.Nuk dihet se përse janë mbledhur të gjithë në një darkë, por ajo që ka rëndësi është fakti se kanë kaluar momente të lumtura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here