Spiropali nxjerr dëftesën me dhjeta në punë me dru dhe metal: Zysha më tha je për Oxford

0
127

Ministrja për Mardhëniet me Parlamentin, njëkohësisht edhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, ka publikuar në rrjetet sociale dëftesën e saj të klasës së pestë.

Në këtë dëftesë, duket qartë se Elisa ka qenë e shkëlqyer në lëndët: Muzikë, Fiskulturë, Punë me Dru, Punë me Metal, Ekonomi dhe Bujqësi ku ka marrë notën dhjetë. Elisa thotë se mësuesja kujdestare i ka thënë se duhet ë studiojë në Universitetin e Oxfordit.

Pra, mësuese Angjelina, sot ka meritën që e ka kuptuar shumë herët potencialin e jashtëzakonshëm të Spiropalit, e cila sot është një ndër figurat më të spikatura të Partisë Socialiste dhe veç arritjeve të tjera, ka arritur të identifikojë edhe Skënderbeun e ditëve të sotme.

“Fill pas prindërve, janë mësuesit ata që me lodhjet dhe sjelljet e tyre, na shenjojnë përgjithmonë.

Në klasë të pestë mësuesja kujdestare, Angjelina Kallugjeroviq, shkroi në rreshtat e karakteristikës time, jo klishetë e zakonshme mbi sjelljen dhe përparimin në mësime, por diçka tjetër që më habiti mua dhe i bëri prindërit e mi të shiheshin në sy.

Sipas zysh Angjelinës unë duhet të studioja në Oksford. Ç’ishte ky Oksford?! Sa larg distanca materiale dhe mendore që ndante lagjen time në Tiranë nga Oxford city?!

Dukej e pakapërcyeshme. Por mësuese Angjelina i shkurtoi distancat dhe e realizoi këtë kapërcim duke hapur fillimisht në trurin tim shtegun e imagjinatës.

Sot në Ditën Botërore të Mësuesve kujtoj me respekt të thellë Zysh Angjelinën dhe të gjithë mësuesit që na bëjnë të ëndërrojmë, na frymëzojnë, na përgatisin të bëhemi ata që jemi.

Gëzuar festën Mësues të dashur që bëni të mira aq sa për t’ju shpërblyer koha nuk mjafton!“, shprehet Spiropali.

/TPZ.al/

Dëftesa e Elisa Spiropalit:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here